FSK të bëhet forcë moderne për sigurinë e vendit dhe rajonit

Kryeministri i Kosovës, së bashku me ministrin e Mbrojtjes janë takuar me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se në takim u bisedua për buxhetin e shtuar për mbrojtje për vitin 2022, dhe mbështetjen që Forca e Sigurisë ka nga Qeveria e Kosovës.

“Diskutuan për situatën e sigurisë në vend dhe në fqinjësi. Po ashtu, për zhvillimet në Ukrainë pas invazionit rus dhe agresionit ushtarak, nga i cili po zbulohen masakra tëtmerrshme”.“Kryeministri dhe gjeneralmajori Jashari folën për planet konkrete drejtplotësimit të objektivave të përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Leave a comment

Your email address will not be published.