Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore

Regjimenti i dytë i Këmbësorisë, Komapania 2A dhe Kompania 2Mbështetëse kanë realizuar UF “Phoenix Alfa”, ushtrim më të cilin përfundon tre mujori i parë i vitit 2022, këto kompani janë në fazën e përgaditjes për paravalidimit.Qëllim i këti ushtrimi është përgaditja e trupave të këmbësorisë për të përmbushir misionin e tyre ligjor dhe kushtetues.

Për të parë nga afër realizimin e këti ushtrimi ishte Ministri i Mbrojtjes z.Armend Mehaj që përcolli intervenimet dhe vendincidentet e improvizuara të cilat ishin të pergatitura me plane e skenare të detajuara.Ministri Mehaj u nda i kënaqur me planifikimin dhe realizimin e këtij Ushtrimi Fushorë dhe e vlerësoi lart ngazhimin, vullnetin dhe profesionalizmin e ushtarakëve në ushtrim.

Gjithashtu zëvendës komandanti i KFT-së Kolonel Hysen Dreshaj dhe komandnati i regjimenetit të dytë Nënkolonel Valdet Berisha falënderuan Ministrin për vizitën dhe vlerësuan lartë ushtrimin, duke i pergzuar ushtarakët për kryerjen e detyrave në mënyrën me të mirë dhe me performancë të jashtëzakonshme.

Leave a comment

Your email address will not be published.