Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral brigade Irfete Spahiu priti në vizitë Ministrin e Mbrojtës Z. Armend Mehaj

Gjeneral Spahiu dhe Ministri Mehaj vizituan disa nga kurset që po zhvillohen në KDS, ata vizituan Kursin e Avancuar për Lider në kuadër të Shkollës së Nënoficerëve ku është duke u zhvilluar ushtrimin fushor “Epopeja”, dhe panë nga afër aftësitë trajnuese dhe demonstrimin nga kursantët.

Gjithashtu Ministri Mehaj së bashku me Gjeneral Spahiun vizituan Kursin Bazë për Snajper, që po zhvillohet për herë të  parë  në kuadër të Qendrës për Stërvitje Profesionale/ KDS-së,  ku instruktorët e kursit prezantuan objektivat e këtij kursi, tani është duke u realizuar pjesa teorike për të vazhduar në javët në vazhdim me pjesën praktike të trajnimit. Ministri Mehaj u nda i kënaqur me të arriturat dhe profesionalizimin e instruktorëve dhe stafit të KDS-së, duke ofruar mbështetjen e tij për arritjen e objektivave të FSK-së.

Leave a comment

Your email address will not be published.