Certifikohen snajperistët e rinj të FSK-së

Sot janë certifikuar snajperistët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar këtë si një sukses të radhës së forcave komando-speciale të FSK-së.

“Gjatë trajnimit intensive, përveç qitjes me rreze të gjatë dhe të shkallës së lartë të precizitetit, ata tani janë komando të specializuara edhe si zbulues dhe vëzhgues në mbledhjen e informacionit taktik për njësitë e tyre ku shërbejnë”, ka shkruar Mehaj.

Leave a comment

Your email address will not be published.