Ushtarët e FSK përfundojnë trajnim në Bazën Ushtarake Amerikane në Gjermani

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka realizuar me sukses aktivitetin në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “KFOR 30”, që u mbajt në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ushtarët treguan rezultate të larta aty.“Ushtarakët tanë dëshmuan performancë me profesionalizëm të lartë, duke u vlerësuar shumë lartë nga forcat tona aleate amerikane dhe forcat tjera partnere bashkë-pjesëmarrëse në stërvitje.

Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja për avancimin e mëtejmë të forcave të ndërveprueshme me forcat aleate”, ka shkruar Mehaj.Kontingjenti ynë realizoi me sukses aktivitetet në kuadër të Stërvitjes ndërkombëtare ,,KFOR 30” që u mbajtë në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.

Ushtarakët tanë dëshmuan performancë me profesionalizëm të lartë, duke u vlerësuar shumë lartë nga forcat tona aleate amerikane dhe forcat tjera partnere bashkë-pjesëmarrëse në stërvitje.Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja për avancimin e mëtejmë të forcave të ndërveprueshme me forcat aleate!

Leave a comment

Your email address will not be published.