Brenda Njësisë Speciale të Kosovës: Këto janë stërvitjet që kjo njësi kryen thuajse çdo ditë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, është njëra ndër njësitë më të veçanta të këtij institucioni të sigurisë në vend.Kjo Njësi kryen çdo ditë ushtrime të mëdha dhe shumë prej tyre janë të llojllojshme që u ndihmon atyre të bëhen sa më profesional.

Për të arritur nivelin e duhur për të qenë pjesë e këtyre operacioneve policore, sigurisht duhet trajnuar shumë.Një ndër trajnimet që ata duhet përfunduar, që të jenë operatorë të ri të NJSOS-së, është edhe trajnimi dy javor për armë të gjata AK 47.

Pjesëtarët e kësaj njësie të cilët kanë përfunduar këtë trajnim dy javor, thuajse çdo ditë bëjnë gjuajtje taktike në poligon. Ata organizojnë forma të ndryshme të aksioneve kështu duke qenë çdo here të gatshëm për çdo lloj ndërhyrje.

Këto janë aktivitete të cilat Njësia Speciale Operative i kryen në një ditë të zakonshme. Kjo njësi është formuar në vitin 2005, dhe vazhdon të jetë shumë e suksesshme.Më poshtë keni një video story të realizuar për këtë Njësi.

Leave a comment

Your email address will not be published.