Arrestohet supermashtruesi në Prishtinë, përfitoi afër 100 mijë euro nga 7 persona

Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra, ka arrestuar një të dyshuar për veprat penale: Mashtrim, Falsifikim dokumenti si dhe Legalizim i përmbajtjes së rreme.

Sipas informacioneve të deritanishme, janë ngritur dyshimet se, i dyshuari duke prezantuar rrethana të pavërteta ka arritur të mashtroj së paku shtatë persona dhe të përfitoj nga viktimat rreth 99.500 euro, duke u premtuar të njëjtëve shitjen e pronës në një para lagje të Prishtinës.

I njëjti përmes mashtrimit dhe falsifikimit dyshohet të ketë lidhur disa kontrata shitblerjeje me palë të ndryshme vlera e të cilave arrin qindra mijëra euro.Që nga marrja e informacioneve të para më datë 16.11.2021, njësia e hetimeve të stacionit policor Qendra, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kryer veprime hetimore dhe veprime të tjera operative që rezultuan me identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të dyshuarit; E. C. 41 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës.

I dyshuari u arrestua sot nga ana e policisë nën dyshimin për veprat penale të sipër cekura.Ndërkohë janë identifikuar dhe janë në kërkim policor edhe dy të dyshuar të tjerë që dyshohet të jenë të implikuar në rastin e njëjtë.I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor

Leave a comment

Your email address will not be published.