Presidentja e Republikës dhe ministri i MPB-së, vizitojnë Policinë e Kosovës

Presidentja znj. Osmani dhe ministri i MPB-së z. Sveçla vizituan Drejtorinë e Përgjithshëm (DPP) të Policisë së Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Prishtinës (DRP), si dhe Stacionin Policor Qendra ku u pritën nga drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Mehmeti dhe drejtori rajonal i Prishtinës z. Verbovci. Vizita u realizua në vigjilje të vitit të ri, presidentja dhe ministri u interesuan për punën në Qendrat Operativë (DPP dhe DRP) dhe shprehën urimet e tyre për vitin e ri 2022.

Drejtori i përgjithshëm z. Mehmeti falënderoi për vizitën dhe shpalosi gatishmërinë e policisë për zbatim të planit operativ për fund-vit, ku policia do të jete e angazhuar në çdo pjesë të vendit për të ofruar siguri për të gjithë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *