Bashkim Jashari Ushtria e Kosovës është e gatshme të reagojë nëse rrezikohet territori i Kosovës

Gjenerali ka folur ka thënë se bashkëpunimi mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it është i shkëlqyeshëm.

Ai ka theksuar se FSK respekton marrëveshjes me KFOR-in për dërgimin e trupave në pjesën veriore të vendit, duke shtuar se janë të gatshëm për ndërhyrje nëse rrez,ikohet territori shtetëror.

Sa i përket kësaj çështje të ndjeshme ne respektojmë mandatin e KFOR-it në Kosovë dhe njëkohësisht KFOR-i respekton mandatin tonë. Sa i përket pjesës veriore të Kosovës ne respektojmë marrëveshjen e cila është në fuqi për marrjen e lejes nga KFOR-i në kuadër të mbështetjes ushtarake për secilin qytetar të vendit pa dallim”.

“FSK 24 orë në 7 ditë të javës është në gjendje të plotë për reagim për çdo cenim apo rrezik që cenon territorin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Isufi.

Tutje, Isufi tregoi se Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me vendet paqeruajtëse dhe se gjithçka ka qenë nën kontroll gjatë situatës së përshkallëzuar në veri.

Leave a comment

Your email address will not be published.