Ka ndërruar jetë, Shasivar Ajazaj, veteran dhe invalid i UÇK-së nga Zhuri, bëjnë të ditur në rrjete sociale miq e shokë të tij përmes përkujtimeve mortore. Shasivar Ajazaj, gjatë luftës në Kosovë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm nën emblemën e UÇK-së për çlirimin e vendit, duke marrë edhe plagë në trup në beteja me armikun.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot me Iqindi në varrezat e Fshatit Zhur.
Ngushëllime bashkëluftetarëve, familjes dhe mbarë farefisit.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.