Dardan Gashi : Albini Osht Si Millosheviqi Sen Sndryshon?

Analisti Dardan Gashi e ka krahasuar një deklaratë të kreut të VV-së, Albin Kurti me atë të Sllobodan Millosheviqit. /

Ai këtë krahasim e ka bërë me deklaratën e Kurtit pas vendimit se nuk mund të garojë për deputetë, e ku tha se do të ndjek vullnetin e popullit.
“Mënyra se si Kurti iu ka përgjigj institucioneve, e ka formulu ndryshe këtë çështje. Institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit. Na po e marrim popullin dhe ju themi institucioneve që vendos çka thotë populli. E di një prijës më herët, Millosheviqi thoshte (citon një deklaratë serbisht), ka thënë Gashi në një debat.

“Nëse shkojmë kështu, kemi me pas problem me pas ligjshmëri në këtë vend. Prandaj edhe ekziston ligji e Kushtetuta”, ka deklaruar Gashi transmeton reporte

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *