Tanke, raketa dhe avionë, Ballkani në prag të një konfIikti tjetër

Askush nuk e dëshiron një garë armatimi në Ballkan, edhe nëse ajo është një “mini-garë”.
Në maj të këtij vitit, kur Kroacia bleu një duzinë avionësh Iuftarakë francezë të përdorur “Rafale” për shumë 1.2 miliardë dollarë, agjencia amerikane e lajmeve “Asociated Press” e përshkroi atë si pjesë të një “gare të vogël armatimi” me Serbinë.

Në tetor, edhe “The Economist” raportoi mbi garën e re armatimeve ku është futur Serbia, me buxhetin e saj ushtarak vjetor prej 1.4 miliardë dollarësh. Shqetësimi i mediave është më se i justifikuar. Ndërsa Serbia dhe Kroacia po ndërtojnë me shpejtësi arsenalet e tyre ushtarake, përshkrimi i këtij procesi si “një garë e thjeshtë armatimesh” e keqkupton atë që është realisht në lojë

Në procesin e modernizimit të pajisjeve ushtarake të vjetruara, të mbetura që nga epoka jugosllave, Beogradi dhe Zagrebi nuk nxiten nga konkurrenca strategjike apo frika e konfliktit me njëri-tjetrin. Përkundrazi, elitat në të dyja vendet po e përdorin procesin e blerjes së armëve të reja, për të çuar përpara qëllimet më të gjera në politikën e jashtme, dhe më e rëndësishmja, për të përmirësuar pozitën e tyre politike të brendshme.

Perspektiva e një Iufte të re midis tyre nuk është realiste, por përdorimi i blerjes së armëve si një mundësi për të ushtruar presion, mund ta destabilizojë rajonin. Gjatë 6 viteve të fundit, udhëheqësit serbë dhe ata kroatë, e kanë ushqyer me kënaqësi narrativën e një gare armatimesh, teksa janë përfshirë në një sërë blerjesh armësh të profilit të lartë

Lajmi i mirë është se me blerjet e kohëve të fundit, asnjëra palë nuk ka shkelur deri tani dispozitat e kontrollit të armëve që përcakton Marrëveshja e Dejtonit. Diskutimet mbi një garë armatimesh rajonale, filluan në vitin 2015, kur Kroacia i kërkoi Shteteve të Bashkuara t’i dhuronte 16 sisteme raketore “M270 Multiple Launch” të prodhuara nga kompania “Lockheed Martin” dhe të pajisura me raketa balistike.

Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që në atë kohë ishte kryeministër, reagoi ashpër :“Ose ata duhet të ndryshojnë mendje, ose ne duhet të gjejmë një zgjidhje”. Dhe Serbia filloi ta kërkojë shpejt përgjigjen tek Rusia. Gjatë një vizite që zhvilloi në Beograd në janarin e vitit 2016, zëvendëskryeministri i Rusisë i rriti pritshmëritë duke i dhuruar Vucic një model të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-300.

Leave a comment

Your email address will not be published.