Zyrtari i Komunës së Skenderajt, Avdyl Ibrahimi Hasi është pensionuar nga puna.
Drejtori i Sherbimeve Publike, Alban Shala permes një postimin ne facebook ka bere te ditur se së bashku me Kryetarin Fadil Nura dhe stafin e DSHP-se e kane falenderuar Ibrahimin, per kontributin dhe angazhimin e tij, dhe uruar pensionimin.
Postimi i tij i plotë:
“Pas shumë vitesh punë të palodhshme dhe të përkushtuar në Komunën e Skenderajt, Avdyl Ibrahimi sot arriti moshën e pensionimit!
Së bashku më Kryetarin z. Fadil Nura dhe stafin e DSHP-së e falenderuam për kontributin dhe angazhimin që ka pasur gjatë punës, njëkohësisht i uruam pensionimin, më shëndet të plotë, gëzime në familje, e vetëm ditë të lumtura!
Urime!”