FSK’ja pajiset me automjete të blinduara nga ushtria amerikane

Një kontingjent me automjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë në Kosovë si furnizim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Siç bëhet e ditur, automjetet ushtarake janë blerë prej Ushtrisë Amerikane.

Ndërkohë, ende nuk janë dhënë detaje se sa është shuma e harxhuar për këto mjete, dhe sa pritet të shpenzohen në të ardhmen.

më parë 24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë për blerjen e 51 automjeteve të blinduara ‘Humvee’.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *