Enver Dugolli: Edhe ta kishim marrë qeverinë e Shtëpisë së Bardhë, nuk do ta menaxhonim më mirë situatën me rrymë

Për shkak të mungesës së kuorumit, dje në Kuvendin e Kosovës nuk kaloi vendimi i qeverisë për masat emergjente për furnizim me energji elektrike.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, seancën e djeshme e cilësoi si një mish-mash.

Përveç tjerash, Dugolli deklaroi se edhe po ta kishin marrë qeverinë e Shtëpisë së Bardhë nuk do të mund ta menaxhonin më mirë këtë situatë të rëndë jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin.

“Në vend se të përfundonim ashtu siç e do rendi dhe nevoja, që të votonim për këtë vendim të qeverisë për të cilin në fillim opozita akuzonte qeverinë që është vonuar, ajo e shtroi debatin dhe kur erdhi në përfundim nuk morën pjesë në votim fare. Kjo është një hipokrizi e tyre”.

Dugolli u shpreh se për një periudhë mbi 20-vjeçare nuk është menduar sektori i energjisë si i rëndësishëm dhe se qeveritë e kaluara është dashur të investonin aty.

“Në gjashtëmujorin e parë të vitit që po vjen do ta kemi edhe strategjinë e energjisë, ku do të dimë përfundimisht limitet dhe kahjen tonë”, tha ai në Info Magazinë.

Leave a comment

Your email address will not be published.