Dy hajna plaçkisin një dyqan në Mitrovicë, vdes pronari që u godit me armë gjatë grabitjes

Ne mbremjen e së merkurës, rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, i cili ka humbur jetën në Spital, shkruan “Jepi zë”.

Vdekjen për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

Ndërkohë, “Jepi zë” ka mësuar se i vrari është Ali Maloku, një i moshuar që mbante familjen me këtë punë. Sipas atyre që e njohin, Aliu mezi mbante shitoren me shumë përkushtim, ku punonte së bashku me gruan.

Mësohet se Aliu nuk kishte fëmijë dhe jetonte vetëm me gruan, e cila ishte prezente në momentin tragjik.

Leave a comment

Your email address will not be published.