Deputetja e LDK-së: Tezja ime vdiq për shkak të ndaljes së rrymës, ishte me oksigjenoterapi

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ka thënë se tezja e saj ka vdekur për shkak të reduktimeve të rrymës me të cilat po përballet Kosova.

Bunjaku tregoi se tezja e saj ishte me oksigjenoterapi dhe duke u trajtuar në shtëpi dhe si pasojë e ndaljes së rrymës kishte mbetur pa oksigjen duke i shkaktuar kështu përkeqësim të gjendjes dhe duke humbur jetën.

”Mua para dy jave më ka vdekur tezja, ka qenë me oksigjenoterapi dhe ka qenë në shtëpi është ndalur rryma, derisa është ardhur ndihma e parë me marrë, ajo nuk ka mundur të rrijë asnjë moment pa oksigjen dhe ju ka keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Po kjo ka ndodhur bash për shkak të ndaljes së rrymës sepse ndalja e oksigjenit ia ka dëmtuar mushkëritë edhe më shumë derisa ne e kemi dërguar në spital të nesërme ka vdekur, ndoshta kjo nuk është shkaktari por mjekët e ka konstatu”, ka deklaruar në Kanal 10, Valentina Bunjaku.

“Mua me mbetet merak sikur të kishte rrymë ajo do të vazhdonte të jetonte edhe më tutje me përkujdesjen e mjekëve, por kohe derisa ne e kemi bartur në emergjencë ju ka përkeqësuar gjendja edhe më shumë”, ka thënë tutje deputetja e LDK-së.

Leave a comment

Your email address will not be published.