Teoria e re nga deputeti i VV-së: Po hiqen siguresat qëllimshëm për ta rritur pakënaqësinë ndaj Qeverisë Kurti

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka dalur me një teori të re për reduktimet e gjata të rrymës në Kosovë.

Ai ka thënë se dikush po i heq me qëllim siguresat për t’i zgjatur ndërprerjet, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, krejt kjo po ndodhë për t’i rritur pakënaqësitë ndaj qeverisë Kurti.

“Hiqen siguresat për të zgjatur ndërprerjet, për t’u rritur pakënaqësia ndaj kësaj qeverisje. Po të kishte shtet të së drejtës dhe ligjor, ata që e kanë pruar Kosovën në këtë gjendje e dinit se ku do të ishin”, tha ai.

Leave a comment

Your email address will not be published.