Republika e Turqisë partner yni shumë i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Republika e Turqisë si vend anëtar i fuqishëm i NATO-s- partner yni shumë i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sot pata kënaqësinë të pres në vizitë zyrtare, mikun e Kosovës dhe Ushtrisë sonë, Ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Gjeneralin në pension, Hulusi Akar.

Mirënjohje dhe vlerësim shumë i lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë dhe Forcave Turke për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve tona ushtarake.

Me Ministrin Akar u pajtuam që bashkëpunimi bilateral të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen, sidomos në mbështetjen e Turqisë, si vend anëtar i NATO-s, për integrime në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare të sigurisë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *