Sbashk-ku: kerkon te terhiqet Projektligji i Pagave, të ndihmohet ushtria e Kosovës

Kështu djelmoshat e vashat në uniforma të ushtrisë sonë do të ndiheshin krenar me këtë përkrahje e po ashtu edhe miqtë do të vlerësonin shumë ketë gjest dhe do të thoshin se ja populli i Kosovës nuk po pret vetëm nga të tjerët, po edhe vetë e brenda mundësive po ndihmon ushtrinë e shtetit të tyre”, thuhet në deklaratë.

SBASHK-u kërkon që për një vit të mos ketë ngritje pagash që nga presidenti e deri te njeriu i fundit që merr pagë nga buxheti i Kosovës, në shërbim e në përkrahje konkrete të ushtrisë së Kosovës.

“Projektligji i pagave i kthyer në kabinetin e ministrit Yagcilar në pjesën e parë të vitit 2019 do të korrigjohej duke dëgjuar zërin e arsyes së palëve të interesuara do të bëhej ligj që vërtetë do të bënte nivelizim pagash e jo siç është ky versioni aktual që për dikë është nënë e për dikë njerkë”, përfundon deklarata e SBASHK-ut.

Leave a comment

Your email address will not be published.