Partia minoritare e prish koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje, vendi drejtë zgjedhjeve te reja

Partia e Ashkalinjve për Integrim e ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i këtij subjekti politik, Gani Elshani.
Disa këshilltarë dhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani do të largohen nga pozitat e tyre, sipas Elshanit.

“Njoftim : Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror. Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Elshani i ka bërë ‘like’ një komentuesi në postimin e tij, i cili ka shkruar: “Mos thuj se ka shanca mu prish kjo qeveri”.

Në prill, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin.

Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet: Bekim Arifin.

Leave a comment

Your email address will not be published.