“Malli m’ka marrë me pa t’u ecë”, nëna nga Gjilani kërkon ndihmë për shërimin e djalit 15-vjeçar

Amire Bunjaku – Mehmeti nga Gjilani kërkon ndihmën e qytetarëve solidarë që t’i dalin në ndihmë për trajtimin mjekësor të djalit të saj, 15-vjeçar, që është i palëvizshëm.

Ajo në RTV Dukagjini ka treguar se edhe kushtet e jetesës për ta janë të vështira.

“Dy javë e kom ushqy në shtrat. Mjekët më kanë thënë se duhet me pasë edhe ni fizioterapeut që me ushtru djalin edhe n’shpi e me ba ushtrime, po unë nuk i kam kushtet. Se malli m’ka marrë me pa t’u ecë oj motër. Sa t’jam unë gjallë s’kam me mujt mi ble tokë “, tha ajo.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *