Kosoves-i shtohen përforcimet, po vijnë autoblinda shtesë

KFOR ka bërë të ditur se kanë arritur automjetet dhe pajisjet ushtarake të Batalionit Rezervë Operacional nga Hungaria.

“Gatishmëria e #KFOR-it është rritur edhe më shumë me ardhjen e automjeteve dhe pajisjeve të Batalionit Rezervë Operacional nga Hungaria. Këto njësi do të stacionohen në Kosovë për të mbajtur statusin e lartë të gatishmërisë që e përmbushin”, thuhet në një postim në Twitter të KFOR-it.

Ditë më parë ishte bërë e ditur se Automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar (BTR), do të hyjnë në Kosovë nga kufiri i Maqedonisë Veriore dhe nga Fushë Kosova gjatë rrugës për në kampin Novo Selo midis 21-26 dhjetor 2021.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *