Analisti dhe gjeostrategu i mirënjohur kosovar me emrin Dardan dhe mbiemrin Islami ka bërë një koment në lidhje me reagimet e Qeverisë dhe kryeministrit Kurti për krizën energjetike.
Reagimi i tij përmban fjalë të pacensuruara.
Islami ka ironizuar me deklaratat e Kurtit që fajin për krizën energjetike e ka lënë te qeveritë e mëhershme duke i quajtur “të territ e skëterrës”.
“Nesër kur hyn serbi në veri me Ushtri, Albini ankohet që municionet shtrenjtë, ushtria rrogat e vogla se i kanë vjedhë hajnat paret qe 20 vjet!” – ka shkruar z. Islami, përcjell Periskopi.
Më tej ai është shprehur se Kurti përçmon votuesit e tij.