Përleshje dhe gjuajte me armë në Prishtinë, policia jep detaje

është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për rajonin e Prishtinë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike. Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin

Leave a comment

Your email address will not be published.