Ministrja Rizvanolli akuzon qytetarët se po e harxhojnë rrymën pa nevojë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se qytetarët e Kosovës e shfrytëzojnë për komoditet energjinë elektrike, për tu ngrohur.

Day Travel
Rizvanolli ka thënë se qytetarët do të duhet të gjejnë alternativa të tjera për ngrohje, në mënyrë që të kursehet energjia elektrike, në të kundërtën, siç ka thënë, qytetarët do të paguajnë përmes faturës dhe taksave.

“Më kanë pyetur edhe më herët se me çka duhet të ngrohemi. Dikush nuk ka opsione të tjera, të tjerët kanë opsione të tjera, ka edhe forma të tjera të kursimit të energjisë, ose të racionalizimit së paku duke shfrytëzuar më shumë energjinë gjatë natës sesa gjatë ditës. Ne jemi duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, sepse në fund të fundit ose do të paguani ju ose do të paguani prapë ju duke e importuar këtë energji. Fatkeqësisht shumë njerëz ngrohen me rrymë, dhe ky numër i familjeve është rritur pasi është hequr blloktarifa në vitin 2017 me presion të politikës në ZRRE dhe në vend se njerëzit të kërkojnë alternativa të tjera që mund të jenë edhe më të lira, për komoditet nganjëherë e shfrytëzojnë energjinë elektrike”, ka thënë Rizvanolli.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *