Mustafa: Po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për reduktimet e energjisë elektrike që po ndodhin në vend, duke e akuzuar qeverinë për kthim në vitin 2000.

“Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë”, ka shkruar Mustafa në një postim në Facebook.

“Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve”, u shpreh tutje ai, transmeton Klankosova.tv.

“Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”, përfundoi Mustafa.

Leave a comment

Your email address will not be published.