Mehaj deklarohet fuqishme: “Treni po hec dhe nuk ka të ndalur

Armend Mehaj po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ndërkohë, kryetari i këtij Komisioni, Haki Abazi, e mbylli për publikun raportimin e ministrit të Mbrojtjes.

“Unë e kisha mbyll këtu sesionin për publikun dhe vazhdojmë për një periudhë kohore me diskutimet dhe pyetjet që mund të kenë anëtarët e Komisionit”, tha Abazi.
Paraprakisht, Mehaj tha se është i përkushtuar “200% pë ushtrinë e Kosovës”, ndërsa u shpreh me shumë optimizëm për procesin e anëtarësimit në NATO,

“Prej ditës së parë e deri sot nuk kemi të ndalur. Treni po ec, nuk do të ndalet. Kështu siç ju them të gjithëve, mbështetnani sepse jemi të pakthyeshëm”, tha Mehaj, duke iu përgjigjur pyetjes së njërit prej anëtarëve të Komisionit.

Ai tha se në këtë proces ka zhvilluar takime me të gjithë ministrat e mbrojtjes në rajon.

Mehaj foli po ashtu edhe për ushtarët e rinj. Tha se po angazhohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të ketë më shumë gra dhe pjesëtarë nga komunitetet pakicë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *