Me kaq vite burg u dënuar avokati i përfshirë në rastin e 16 vjeçares në Drenas

Avokati Gazmend Halilaj është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprën penale Keqpërdorim Seksual.

Një gjë e tillë është njoftuar nga vetë Gjykata me anë të një komunikate për media.

“I akuzuari G.H. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.3 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Leave a comment

Your email address will not be published.