Kroatët me reportazh: prezantojnë Ushtrinë e Kosovës

Gazeta kroate, ”Veçernji list” ka realizuar një reportazh me video lidhur me ushtrinë e Kosovës.

“Shikoni, çdo gjë që bëjmë ne është sipas standardeve të NATO-s”, thotë gjeneral-koloneli, duke shfaqur FSK-në teksa shihen duke u trajnuar si një ushtri.
Ushtria jonë do të thotë gjithçka, krenari, nder dhe identitet. Prindërit e mi ishin në UÇK që Kosova të lirohej dhe tani ne të rinjtë kemi detyrën e ruajtjes së asaj lirie dhe pavarësie”, ka thënë Lokaj.

“Atdheu nuk kërkon gjini dhe moshë. Ne jemi të gjithë këtu për t’i shërbyer popullit dhe vendit tonë. Megjithëse unë jam një grua, nuk ka dallim kur merrni një pushkë dhe shkoni në detyrë. E rëndësishme është plotësimi i detyrave tuaja, gjithmonë të suksesshme dhe brenda kohës së dhënë, falë kolegëve të mi që kam mbështetje të madhe, jo vetëm për mua, por për të gjithë kolegët e mi, pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë ajo

Leave a comment

Your email address will not be published.