“Ideja është e Ramush Haradinajt”, Mediat serbe: Kosova po planifikon themelimin e një fondi për forcimin e Ushtrisë

Mediat serbe të nxitur nga deklarata e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili është shprehur se buxheti prej 100 milionë euro nuk mjafton që Kosova të ketë një ushtri të aftë për t’u mbrojtur nga agresorët, shkruajnë se shqiptarët po fuqizohen.
“Shqiptarët nga Kosova dhe Metohija po planifikojnë të themelojnë një fond për të forcuar të Ushtrinë. Ideja është hedhur nga lideri i AAK-së Ramush Haradinaj”, nis artikullin media serbe ‘Novosti’.

Ish-ushtaraku Ljubjan Karan, thekson se armatosja e forcave shqiptare të sigurisë në Kosovë dhe Metohi, nuk janë i vetmi kërcënim për Serbinë dhe popullin serb.

Sipas tij rreziku më i madh do të jetë nëse Ushtria e Kosovës arrin të bëhet pjesë e NATO-s në të ardhmen.

“Ky është një kërcënim i pakrahasueshëm, më i madh se blerja e armëve. Por ushtria e Kosovës nuk do të mund të përputhet me atë Serbe. Ata e dinë mirë këtë gjë”, ka thënë ai.

Sipas kësaj gazete mund të ketë blerje edhe të avionëve luftarakë nga suedia si dhe mjeteve të blinduara nga Kroacia.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *