Grabitja në “Moneygram” në Mitrovicë: Arrestohet një polic si i dyshuar për përfshirje, shfrytëzoi pozitën e gruas së tij që punonte aty

Një polic është arrestuar si i dyshuar për grabitjen që kishte ndodhur para rreth një muaji në Mitrovicë.

Polici M.B. m është i dyshuar për përfshirjen në grabitjen e MoneyGram në qytetin e Mitrovicës.

Mësohet se polici në fjalë dyshohet se ka shfrytëzuar pozitën e gruas së tij si punëtore në atë filial dhe është përfshirë në grabitjen e këtij institucioni.

“Jepi së” kishte raportuar se persona të panjohur kanë kryer vjedhje në “Moneygram” në Mitrovicë.

Dëshmitarët i kishin thënë gazetës se kanë parë personat e dyshimtë teksa kryejnë veprën.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *