Analisti serb:Ja perse për Serbinë, “Ballkani i Hapur” është më i mirë sesa integrimi evropian..

-Analisti serb:Ja perse për Serbinë, “Ballkani i Hapur” është më i mirë sesa integrimi evropian..

-“Për Serbinë, nisma “Ballkani i Hapur” është zgjidhje më e mirë sesa integrimi evropian, sepse nuk do të duhej të hiqte dorë nga lidhjet me Rusinë dhe Kinën”, thotë analisti politik serb, Dragomir Andjelkoviq.
Për strategjinë ekonomike dhe gjeopolitike të Serbisë, Andjelkoviq thotë se “Ballkani i Hapur” i jep shumë mundësi Serbisë.

“Ballkani i Hapur, si një zgjidhje e detyruar për shkak të ngërçit në integrimin europian, i jep vendit tonë mundësinë të lidhet me rajonin, të bashkëpunojë maksimalisht me Bashkimin Europian, por edhe t’i mbajë partnerët e tij strategjikë ekonomikë dhe gjeopolitikë nga lindja”, tha Andjelkoviq.

Ai shtoi se është thelbësore për Serbinë dhe për vetë nismën e “Ballkanit të Hapur” që vendet nga rajonit t’i bashkohen asaj.

“Nëse Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova bashkohen, mendoj se çështja është e plotë dhe do të marrë jetë. Nëse nuk bashkohen, kjo është një zgjidhje e pjesshme”, thotë Andjelkoviq.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *