Albin Kurti: Krijuam 10 mijë vende të reja të punës – Rritëm ekonominë vendore prej 14%

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë i ka përmendur të arriturat që sipas tij, qeveria e tij i ka arritur në këta muaj të fundit të qeverisjes, raporton Gazeta Blic.

Ai thotë se kanë arritur t’i krijojnë mbi 10 mijë vende të reja të punës dhe rritje të ekonomisë vendore për më shumë se 14%.

Kurti shtoi se edhe investimet e huaja direkt janë arritur që nga koha kur ai mori qeverinë në duar. 52% më shumë investime të huaja krahasuar me vitin e kaluar, thotë Kurti se kanë ndodhur gjatë qeverisjes së tij.

“Ekonomia vendore ka shënuar rritje prej mbi 14%. Eksportet kosovare janë mbi 60% sa që ishin në vitin e kaluar. Investimet e huaja direkt janë rritur për 52% se në vitin e kaluar. Kemi rritur vendet e punës në më shumë se 10 mijë vende të reja”, ka thënë Kurti.

Leave a comment

Your email address will not be published.