Sllovenia perkrah Ushtrin e kosoves fuqishem

Sllovenia është partner yni i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sot ka pritur në takim ministri Mehaj homologun nga sllovenia, ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, z. Matej Tonin.

Me këtë rast, falënderoj dhe shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e Republikës së Sllovenisë në shtet-ndërtimin e vendit tonë si dhe shërbimin e vazhdueshëm të forcave sllovene në kuadër të KFOR-it.

Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë ka mbështetur në vazhdimësi edhe ngritjen dhe zhvillimin e Ministrisë sonë dhe FSK-së përmes këshilltarëve në kuadër të NALT dhe bashkëpunimit tone bilateral.

Krahas diskutimeve për sfidat në mjedisin aktual të sigurisë në rajon dhe më gjerë, me ministrin tonin u dakorduan që bashkëpunimi ynë bilateral të thellohet edhe më tej në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët.

Nga Ministri Tonin morëm zotimin se Sllovenia si vend anëtar i NATO-s do të mbështetë vendin tonë edhe në proceset integruese euroatlantike.

Leave a comment

Your email address will not be published.