Reagon Qeveria serbe: Policia e kosoves Shkuan për t’i ftIguar serbët ne Shillovë

Policia e Kosovës i ka bastisur dy shtëpi në fshatin Shillovë të Gjilanit, me dyshimin për armëmbajtje pa leje.. Nga Qeveria serbe thanë se të pronarët e shtëpive të bastisura “pësuan stres të rëndë”, por njëri prej të dyshuarve e lavdëroi sjelljen e Policisë.

Mediat serbe po e raportojnë këtë rast si aksion të ri të Policisë së Kosovës. Ato shkruajnë se Njësia speciale e Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm ka bastisur shtëpitë e dy serbëve në fshati Shillovë afër Gjilanit në kërkim të armëve pa leje. RTV Puls raportoi se pak para mesditës aksioni ka përfunduar dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë.

Sipas këtyre mediave, aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm rreth orës 9, kur dhjetëra policë të Kosovës kanë filluar t’i kontrollojnë shtëpitë dhe objektet ndihmëse të Zhivko Xhakliq dhe Gradimir Mihajloviq.

E ashtuquajtura zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe reagoi menjëherë, duke i quajtur veprimet e Policisë “shembull tipik të frikësimit të serbëve”.

“Ndonëse në shtëpitë e nikoqirëve Xhakliq dhe Mihajlloviq nuk është gjetur asgjë e paligjshme, ata kanë qenë viktima të kontrolleve policore për disa orë, si pasojë kanë pësuar stres të rëndë”, u tha në një deklaratë të lëshuar nga kjo zyrë, ku fajësohet kryeministri Albin Kurti si “udhqheqës” i veprimeve policore.

Por njëri nga të cilët ishte cak i operacionit policor, përmendi sjelljen korrekte të policëve.

“Policia më tha se bëhej fjalë për kontroll rutinë dhe i lejova të kontrollonin shtëpinë time. Ata ishin korrekt”, citohet të ketë thënë Zhivko Xhakliq, një banor, ushtarak në pension.

se janë bastisur dy shtëpi me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ndërsa nuk është gjetur apo konfiskuar asgjë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *