Qytetari nga Tirana: Të hapen kufijtë, të dëgjojmë muzikë serbe se na ka marrë malli (VIDEO)

Një qytetar nga Tirana siç duket e ka fort në nostalgji që Shqipëria të hap kufijtë me Serbinë.
Ai para kamerave është shprehur i indinjuar pse disa shtete po refuzojnë “Open Ballkan”, përfshirë edhe Kosovën, duke i quajtur “langaraçë”.

Madje ai nuk e ka problem të thotë se e ka marrë malli të dëgjojë muzikë serbe e të bëj qejf në Serbi.

“Të hapen kufijtë, të ikim të gjithë të takojmë njerëzit tanë shokët tanë. Vjen Vuçiqi, të hapen rrugët. Të shofim ndonjë muzikë serbe se na ka marrë malli. Unë ato pëlqej. Për ato jam dënu, ç’keni o vlla? Populli është popull. Të bëjmë qejf në Serbi. Në Serbi na ka marrë malli të bëjmë qejf se njerëz jemi. Ka muzikë o vlla, se muzika të shkrin kockat. Duam të hapim rrugët”, shprehet ai para kamerës.

Leave a comment

Your email address will not be published.