Petar Petkoviç: Përpjekje brutale e Kurtit për të na frikësuar neve serbeve

BEOGRAD – Qeveria e Serbisë, me anë të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në Shtërpcë mëngjesin e sotëm, ku u arrestuan dhjetë persona, të cilët dyshohen për marrje të ryshfeti, dhënie të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, përfshirë ish-kryetarin e kësaj komune.

Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç e lidhi aksionin e Policisë me vizitën e shefit të tij, Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Shqipëri, në kuadër të takimeve me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrin në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për “Ballkanin e Hapur”

Petkoviç e ka quajtur aksionin e sotëm të Policisë si një përpjekje tjetër brutale të Albin Kurtit për ta frikësuar popullin serb.

“Nën maskën dhe nën pretekstin e një lloj lufte kundër korrupsionit, Albin Kurti po dërgon sërish forcat speciale të Rossu-së me mjete të plota luftarake në mjediset serbe me qëllimin e vetëm për t’i kriminalizuar serbët që mbetën mburojë për mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Në radhët e veta, kur të gjithë faktorët ndërkombëtarë e dinë se të gjitha flukset e parave të pista kalojnë nëpër mjedisin shqiptar”, ka thënë Petkoviç, i cili e lidhi aksionin e Policisë me vizitën e shefit të tij, Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Shqipëri, në kuadër të takimeve me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrin në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për “Ballkanin e Hapur”.

“Ky veprim nuk ndodh rastësisht sot, kur Presidenti Aleksandër Vuçiç supozohet të nënshkruajë gjashtë marrëveshje të rëndësishme në kuadër të nismës “Ballkani i hapur” si një hap drejt një të ardhmeje më të mirë, dhe padyshim është i koordinuar me tërbimin e mbrëmshëm ekstremist dhe djegien e flamujve serbë në Tiranë”, tha Petkoviç.

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës zhvilluan sot një aksion në Shtërpcë, ku u arrestuan dhjetë persona të cilët dyshohen për marrje të ryshfeti, dhënie të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Aksioni i cili është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ka vënën në pranga edhe ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës. Përveç tij, janë arrestuar edhe drejtori i Urbanizmit, disa zyrtarë tjerë dhe pronarë të firmave, të cilët dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Leave a comment

Your email address will not be published.