Milovan: Kurti me Jasharin kanë synim të marrin Veriun e Kosovës

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka thënë se pas emërimit të Bashkim Jasharit si komandant i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ishte e qartë se “Albin Kurti nuk mund të dalë nga petku i kriminelit të UÇK-së”

SERBI- Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka komentuar emërimin e Bashkim Jasharit si komandant i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Drecun tha për RTS se pas emërimit të tij është e qartë që “Albin Kurti nuk mund të dalë nga petku i kriminelit të UÇK-së”.

Duhet ditur se ai i përket një klani të organizuar kriminal, daja i tij është Adem Jashari, i cili u vra në përleshjet me forcat tona të sigurisë, por është veçanërisht interesante se Baskim Jashari ishte një nga komandantët e zonës në të ashtuquajturën Mbrojtja e Kosovës. Ai ishte i dyshuar për disa aktivitete kriminale në atë kohë”,- tha Drecun.

Është shumë problematike që një person si Jashari i lidhur me kontrabandën e drogës dhe armëve, reketimin dhe organizimin e prostitucionit, të vijë në krye të të ashtuquajturës ushtria e ardhshme”,-shtoi Drecun.

Ai duke vazhduar intervistën propagandistike në televizionin serb ka thënë se bashkë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti kanë plane për sulm në Veri të Kosovës.

Ata janë duke punuar intensivisht në armatosjen e FSK-së, të cilën po e shndërrojnë në ushtri të Kosovës sipas planit dhjetëvjeçar. Ata kanë plane operative shumë aktive për veprim dhe depërtim të atij formacioni në veri të Kosovës. Qëllimi i tyre i vetëm është të përpiqen të sundojnë me dhunë në Kosovën veriore”, -theksoi Drecun.

Leave a comment

Your email address will not be published.