Kthehet për të jetuar në Kosovës pas 30 vjetëve që jetoi në Gjermani (VIDEO)

Ëndërra e çdo mërgimtari është me u kthye në Kosovë.

Kështu e nisë rrëfimin, Ibrahim Islami.

Ai ka vendosur që së bashku me familjen e tij të kthehet në fshatin e tij të lindjes pas 30 vjetëve.

Ai është shpërngulur nga Dumnica e Podujevës në vitin 1991, pas mbylljes së Universitetit të Prishtinës.

Ai tregon arsen që e ka shtyrë të vendos që të jetoj në Kosovë.

“U dashtë mu largu por gjithmonë më shpresën se do të kthena”, rrëhen Islami për portalin arbresh.info.

Pas gjithë këtyre viteve, ai thotë se ja vlenë të jetohet në Kosovë, pavarësisht se bizneset i ka në Gjermani, dhe mendon që ato t’i shtrijë edhe në Kosovë.

“E bëjmë ndërtimin e fushave sportive. Atje e kemi një kompani dhe mendojmë që një pjesë të kompanisë me pru në Kosovë dhe me punu njëjtë si atje. I kemi 23 punëtor”, deklaron Islami.

E bashkëshortja thotë se për fëmijët është më mirë që të rriten në vendlindjen e tyre.

E ndonëse e dinë se Kosova nuk është si në Gjermani, familja Islami ka një apel për të gjithë që ta duan vendin e tyre, dhe të kthehen për të kontribuar në vendlindje./V.Selimi/arbresh.info/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *