Ish komandanti: Kam prova se Vuçiç dhe Vulin po krijojnë Serbinë e madhe

Kadri Kastrati ka thënë se ai ka prova se Serbia po rekr,uton mer,cenarë rusë, të cilët i dërgon në Veriun e Kosovës dhe qëllimi është destab,ilizim i situatës njësoj siç po përpiqen të bëjnë në Bosnjë.

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) Kadri Kastrati është shprehur se ai zotëron informacione të cilat tregojnë qartë se Aleksandar Vuçiç dhe Aleksandar Vulin po rekrutojnë mer,cenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se prezenca ruse në veri të Kosovës është e përditshme dhe qëllimi i gjithë kësaj sipas tij është që ata të jenë prezentë duke krijuar tensione siç po përpiqen të bëjnë edhe në Bosnjë e Herzegovinë, efektet e së cilës sipas tij do ndihen edhe në Kosovë.

Prezenca ruse në Ballkan është shumë e qartë, ne jemi shumë të vetëdijshëm që në veriun e Mitrovicës prezenca e njerëzve rusë nga Rusia dhe Serbia dhe kjo është e përditshme. Qëllimi i Rusisë dhe “Republika Srp ska” është që të jetë prezente këtu në veri nëpërmjet tensioneve të ndryshme, e shohim edhe situatën në Bosnje ku kryetari i kësaj republike, Millorad Dodik, ka paralajmëruar se do të ngrit forcat e veta ushtarake dhe policore për mundësinë e shkëputjes nga federata boshnjake dhe kjo sipas meje do të ishte një zinxhir edhe tek veriu i Kosovës”, tha ai.

Kastrai ka thënë se dest,abilizmi i Bosnjës do reflektohej edhe në Kosovë dhe se qëllimi final i gjithë kësaj është krijimi i “Serbisë së Madhe”

Sipas disa informacioneve që unë i kam me dijeninë e Vuçiqit dhe Vulinit janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës dhe në krye të këtij grupi është gjenerali Dikoviç – ku sipas detyrave që ai i ka, nëse ndodhë një destabilizim në Bosnje automatikisht njësoj do të fillonte edhe në veri të Kosovës dhe qëllimi final i Serbisë është që ta bëjë “Serbinë e Madhe”, deklaroi Kastrati.

Ish-komandanti tha se qeveria e Kosovës duhet të ketë prioritet FSK-në si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e vendit dhe qytetarëve më shumë se gjithçka tjetër.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *