Gjermania Dhe Kosova Nënshkruajnë Marrëveshje Në Mbështetje Të FSK-Së

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe ambasadori Rohde kanë nënshkruar sot një marrëveshje në kuadër të Iniciativës Gjermane për Mundësim dhe Përmirësim, “Ertüchtigungsinitiative” në mbështetje të FSK-së.

Sipas kësaj ambasade, me qëllim të ndërtimit të Deponimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe aftësisë për deminim të FSK-së, do të prokurohen deri në 10 kostume mbrojtëse EOB duke përfshirë trajnime me vlerë deri në 500.000 euro.

Përveç kësaj, thuhet se do të prokurohen dy automjete të mallrave të rrezikshme në vlerë deri në 500.000 euro për të rritur aftësinë e eliminimit të mallit të vjetër të rrezikshëm të FSK-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *