Donacion nga KFOR-i: Bëhet pranimi i pajisjeve të nevojshme për punën profesionale të Shërbimit të Zjarrfikësve

Është bere pranimi i donacionit nga KFOR-i, mjete kete me aparaturë bashkëkohore dhe funksionale, për Shërbim të Zjarrfikësve, për t’i bërë ata akoma më profesionalë në rastet e ballafaqimit me rreziqet e fatkeqësive të ndryshme.

Sot, në një ceremoni të organizuar, është bërë pranimi i pajisjeve të nevojshme për punën profesionale të Shërbimit të Zjarrfikësve në Skenderaj, nga KFOR-i, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe ushtarakë të forcave paqruajtëse të KFOR-it.
Kryetari Nura, duke i falënderuar pjesëtarët e KFOR-it, ka thënë se këto pajisje të dhuruara, janë të mirë së ardhura për Shërbimin e Zjarrfikësve, gjatë punës së tij profesionale.
Peter Siter, komandant i LMT-is dhe majori Herman Moor, janë shprehur të kënaqur që, nëpërmjet këtyre pajisjeve, po i ndihmojnë zjarrfikësit e Skenderajt, që të kenë nivel të lartë të profesionalizmit në punën e tyre.

Leave a comment

Your email address will not be published.