U arrestua sot, kjo është pasuria e ish kryetarit të Shterpcës

Ish kryetari i Komunës së Shterpcës, Bratislav Nikoliq është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, bashkë me 9 persona të tjerë, zyrtarë të komunës e pronarë kompanish.
Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ata janë arrestuar për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Por, sa është i pasur ish kryetari Nikoliq?

Në deklarimin e pasurisë, ai ka ka një stan në vlerë 50 mijë euro dhe një veturë në vlerë prej 65 mijë euro.

Ndërsa, ai ka raportuar se para të gatshme në banka ka mbi 100 mijë euro.

Leave a comment

Your email address will not be published.