Pas një sëmundje të rëndë, ndahet nga jeta infermierja e Spitalit të Pejës

Infermierja e Njësisë së Dializës në Spitalin e Pejës, Mendushe Myrtaj Krasniqi është ndarë nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm në Pejë, përmes një postimi në Facebook.

“Të pikëlluar me humbjen e kolegës sonë Infermieres në Njësinë e Dializës Znj.Mendushe Myrtaj Krasniqi, e cila humbi betejën në luftë me sëmundjen e rëndë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë gjithmonë do ta kujtoj Infermieren e palodhshme e cila gjithnjë ishte në shërbim të pacientëve. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Motra Mendushe.“

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *