Ministri Peci ia përmend PDK-së: Nuk ka bir nëne që më ndal

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pasur një përplasje me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliun, teksa po raportonte para komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, për çështjen e subvencioneve.

Pas eskalimit të situatës, ministri Peci ia ka përmendur deputetit të PDK-së, Isak Shabani, “gjuajtjen me plumba sikurse në të kaluarën”.

“E di unë sesi janë udhëzu fermerët për subvensione. Por, sa të jam unë ministër nuk do të ketë korrupsion aty. Ndaç gjuani me ujë, ndaç gjuani me plumba – qysh keni gju në të kaluarën – nuk ka bir nane që e ndal Faton Pecin me e luftu krimin dhe korrupsionin”, ka thënë Peci.

Paraprakisht, deputetja Musliu ka akuzuar ministrin Peci për veprimet e ndërmarra si shef i dikasterit qeveritar të Bujqësisë. I ka hedhur atij ujë në trup, derisa ka lëshuar mbledhjen.

Ndërkaq, Peci i ka thënë Musliut se është përfaqësuese e krimit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *