Tirana mbulohet me flamuj serbë në pritje të Vuçiqit

Përveç pritjes shtetërore që do t’i bëhet, Vuçiq do të pritet në Tiranë edhe me një protestë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka paralajmëruar se protesta kundër Vuçiq dhe Ballkanit të Hapur do të fillojë në orën 16:00.

Në Tiranë sot do të shkojë edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në kuadër të agjendës së “Ballkanit të Hapur”.

Punimet e këtij samiti do të zhvillohen në një hotel në qendër të Tiranës, ndërsa në orët e pasdites është paralajmëruar një konferencë për shtyp e liderëve të tre vendeve.

Leave a comment

Your email address will not be published.