Serbia në “gjunjë” / Të martën vjen delegacioni i shteti që do t’a njohë Kosovën

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nuk e ka treguar emrin e shtetit për të cilin thotë se e ka siguruar njohjen e Kosovës, por sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk është duke ia dhënë miratimin.

Ai, në një përgjigje për Klankosova.tv, ka thënë “Jo… duheni me prit se për cilin shtet bëhet fjalë”.

Tutje, Pacolli ka deklaruar se delegacioni i këtij shteti të martën do të vije në Kosovë.

“Javën që vjen ( të martën) ky delegacion vjen në Kosovë, menjëherë pas kësaj kryeministri apo ( në këto raste kur KM nuk lajmërohet) dhe presidentja duhet ta vizitojnë këtë shtet dhe ta marrin njohjen drejtpërsëdrejti”, ka thënë Pacolli.

I pari i AKR-së, i ka drejtuar sot Kurtit një letër publike, ku edhe e bëri të ditur tërë këtë ngjarje.

Leave a comment

Your email address will not be published.