Fadil Nura takon nxënësit e gjimnazit që dolën të parët në robotik

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot në takim fituesit e vendit të parë në garën e robotikës, nxënësit Rinesa Hamiti, Edon Gashi, Arsimend Musliu dhe Florian Qerimi, të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre.

Kryetari Nura i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre, për arritjet në garën e robotikës, duke u thënë se ata na kanë bërë krenarë me sukseset e arritura.
Kryetari Nura u ka dhuruar dhurata fituesve, duke i siguruar për mbështetje nga ana e Komunës edhe në aktivitetet e ardhshme.
Në një takim të organizuar, kryetari Nura i ka pritur edhe nxënësit e shkollës fillore “Fehmi Rama” në Likoc, të cilët janë shpallur kampion në lojën e shahut, në një garë të organizuar në nivelin reublike.
Nxënësit fitues të kësaj gare janë: Hamëz Hamza, Floranda Sylkaj, Sylë Kadriu, Lona Zymberi, Fatmir Aliu, Ajet Zymberi dhe Korab Rexhepi.
Nga ana e tij, kreu i Komunës, u ka dhuruar dhurata nxënësve fitues, dhe i ka inkurajuar të vazhdojnë përkushtimin edhe në të ardhmen, duke i siguruar mbështetje të vazhdueshme institucionale.

Leave a comment

Your email address will not be published.