E turpshme: Pasi kritikoi Kurtin, suImohet brutalisht familjari i të pagjeturve: “Stërvinë plak”, “Çka huptë mos u gjetë”

Bajram Qerkini nga “Shoqata e Familjarëve të Personave të Pagjetur” e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës se ka përdorur çështjen e ndjeshme vetëm për vota. Por, as plaku që mishëron vuajtjen e luftës nuk u kursye nga militantët dhe polarizuesit partiakë.

“Kurti u mor me të pagjeturit vetëm për vota,” është shprehur z. Bajram Qerkini, duke kërkuar më shumë punë në këtë çështje nga ana e Qeverisë Kurti.

Dhe, komentet që mund të shohim nëpër rrjete sociale, të cilat nuk mund të injorohen më, na tregojnë për fyerje të rënda në dinjitetin dhe në dhimbjen e z. Qerkini, tashmë person në moshë që ka vuajtur qe 22 vite fatin e të bijve.

“Çka hupt mos u gjetë,” – është komenti i njërit.

“Stërvinë plak”, – nis komenti tjetër.

Këto janë disa prej tyre:

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *